E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sondazhi: Shumica e rusëve tani e konsiderojnë Gjermaninë një vend armik

Shumica e rusëve tani e shohin Gjermaninë si një vend armik. Lufta në Ukrainë dhe qëndrimi i mëpasshëm Berlinit kanë ndikuar në opinionin e tyre.

“Për shkak të mbështetjes së saj për Ukrainën, shumica e rusëve tani e shohin Gjermaninë si një vend armik. Pika vendimtare ishte fillimi i luftës në Ukrainë”, tha sociologu rus Lev Gudkov, duke paraqitur në Berlin një sondazh që ai kreu në Rusi majin e kaluar.

Sipas gjetjeve të sondazhit, 62% e rusëve kanë një opinion “të keq” për Gjermaninë, ndërsa në vitin 2019 tabloja ishte krejtësisht e kundërt, me 61% që shprehën një opinion pozitiv.

Për më tepër, sot 64% e rusëve nuk i miratojnë kritikat e Gjermanisë për luftën në Ukrainë dhe mbështetjen e saj për vendin, ndërsa vetëm 11% shprehin mirëkuptim për qëndrimin gjerman.

“Propaganda e shtuar anti-gjermane padyshim po ndikon në Rusi,” komentoi Gudkov./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›