E Hënë, 2 Nëntor 2026

OKB: Mbi 5 milionë njerëz përballen me pasiguri ushqimore në Haiti

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njofton se 5.4 milionë njerëz përballen me pasiguri ushqimore në Haiti, vend ku pothuajse gjysma e popullsisë ka nevojë për ndihmë humanitare.

 “Pothuajse gjysma e popullsisë së Haitit ka nevojë për ndihmë humanitare, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. 5.4 milionë njerëz në vend përballen me pasiguri akute ushqimore”, tha në një postim në platformwn “X”, zyra e OKB-së në Gjenevë lidhur me krizën humanitare në Haiti

Në postim thuhet se OKB-së i duhet qasje e sigurt dhe e papenguar në të gjitha rajonet e kryeqytetit Port-au-Prince dhe në të gjithë vendin për të arritur tek njerëzit në nevojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›