VIDEO/ Pamje nga qielli, si duket “Milton”, autoritetet japin alarmin: Largohuni, kush qendron vdes

Uragani “Milton” ka vënë alarmin në SHBA, pasi pritet që goditja e tij të jetë mjaft e fortë. Presj disa ditësh banorëve në Florida ju ëhstë bërë thirrje që të largohen nga shtëpitë, pasi goditja e urgaganit do të jetë mjaft e fortë.
Kujtojmë që “Milton” vjen disa ditë pas “Helene” e cila shkaktoi më shumë se 220 viktima dhe la pas dëme të mëdha materiale, dhe qindra banesa të shkatërruara.
Fuqia e “Milton” do të jetë e kategorisë 5-së, shumë më e fortë se ajo e “Helene”.
Timelapse flying by Hurricane Milton today about 2 hours ago. Storm looks bigger but less symmetric than yesterday.
1/2000 sec, f8, 14mm, ISO 500, 0.5 sec interval, 30fps pic.twitter.com/XUjQEJPOGg
— Matthew Dominick (@dominickmatthew) October 9, 2024
Astronauti Matthew Dominick ka publikuar një video nga hapësira ku tregin fuqinë e “Milton”.
Kur do të godasë uragani Milton Florida?
Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) pret që Milton të arrijë në tokë si një “uragan i madh jashtëzakonisht i rrezikshëm” të mërkurën mbrëma ose herët të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale.
Uragani Milton ndodhej rreth 300 milje (485 km) në jugperëndim të Tampa, Florida, që nga mëngjesi i së mërkurës. Në atë kohë, ajo kishte një shpejtësi maksimale të qëndrueshme të erës prej 160 mph (260 km/h).