E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi-Zgjedhjet: Obama 14 pikë më lart se Mekein

Kandidatët për president në SHBA, Xhon Mekein dhe Barak Obama po përgatiten sot për debatin e tyre të tretë dhe të fundit, ndërsa anketimet tregojnë se kanddati demokrat, Obama kryeson garën ndaj rivalit të tij.

Një anketim i zhvilluar nga gazeta New York Time dhe televizionin CBS i publikuar sot tregon se  Obama ka mbështetjen e 53 për qind të të anketuarve, ndërsa zoti Mekein mbështetej nga 39 për qind e tyre.

Një tjetër anketim i gazetës Los Anxhelos Times dhe televizionit Blumberg, tregon se mes 1 mijë e 500 vetëve të përfshirë në anketim, 50 për qind mbështesnin zotit Obama dhe 41 për qind zotin Mekein.

Ndërsa një anketim i zhvilluar nga gazeta Washington Post dhe televizioni ABC News tregon se mbështetja për Obaman është rriur në mënyrë dramatike në 4 shtete tepër të rëndësishme të fushatës, Minesota, Kolorado, Micigan dhe Wisconsin.

Anketimet zakonisht mund të gabojnë deri në 3 për qind. Të anketuarit fajësojnë krizën ekonomike për rënien e mbështetjes ndaj zotit Mekein.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›