E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi, e majta fiton me 51 % të votave

Në qarkun e Elbasanit e majta merr 8 mandate, 6 e djathta

notoKoalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. IPR Marketing dhe Ora News në sondazhin e katërt dhe të parafundit deri të dielën e 23 qershorit, nxjerr fituese në rang kombëtar të majtën me 51%, ndërsa koalicioni i djathtë  merr 45% të votave, gjithmonë nëse shqiptarët do të votonin sot. Partitë e mëdha vazhdojë të përballen kokë më kokë mes tyre, me një diferencë të vogël në favor të PS që ka 43% të votave, kundrejt 40% të PD, e ndjekur nga LSI me 5,5%.
Elbasani
Sondazhi i kompanisë IPR Marketing, në bashkëpunim me Ora News, për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, që ka shumë ndikim në rezultatin zgjedhor, del në përfundimin se koalicioni i majtë merr 52 përqind, kurse koalicioni i djathtë merr 45 përqind. Në total koalicioni i majtë merr tetë mandate në Elbasan, kurse koalicioni i majtë merr gjashtë mandate. LSI merr një mandat brenda koalicionit të majtë. Sondazhi nga kompania IPR Marketing është realizuar me një mijë të pyetur në Elbasan dhe 1500 të pyetur në rang kombëtar. Sondazhi është realizuar përmes telefonatave. Marzhi i gabimit është 2.5 përqind. Sondazhi është realizuar në datat 13- 15 qershor dhe nuk ka matur ndikimin që do ketë në Elbasan hapja e tunelit që lidh këtë qark me Tiranën. Në total janë femrat më të pavendosura, pasi 50.6 përqind e tyre nuk e kanë vendosur votën. Kurse sa u përket moshave, janë të rinjtë ata që janë deri më tani më të pavendosurit. Në total 46.6 përqind e moshës nga 18 deri në 34 vjeç thonë se nuk e kanë vendosur votën e tyre. Ndërkohë janë 31.8 përqind e moshës nga 35 deri në 54 vjeç që nuk janë të vendosur akoma. Ndërsa ata që janë mbi 55 vjeç, janë më të vendosurit, pasi vetëm 22 përqind e tyre janë të pavendosur. Nga të pavendosurit, 19.1 përqind kanë votuar në vitin 2009 për Partinë Demokratike, kurse 10.6 përqind kanë votuar për Partinë Socialiste. Ndërkohë 67.4 përqind e të pavendosurve nuk kanë votuar në vitin 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›