E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi, gjyqtaret: MD, institucioni me efektiv



Gjyqtaret e gjykatave te vendit vleresojne Ministrine e Drejtesise si nje nder institucionet e drejtesise me efektive, kurse kritikojne nderhyrjet e Presidences ne proceset ku duhet te marrin vendime per procese te ndryshme penale dhe civile. Konkluzionet jane pjese e rezultateve te nje sondazhi qe u realizua gjate periudhes shkurt-mars 2012, nga Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (QTIL) ne bashkepunim me Ambasaden Britanike. Sondazhi ne shkalle kombetare me gjyqtaret e Shkalles se Pare qe u publikua dje, erdhi ne vijim te nje projekti mbi reformat ne sistemin e drejtesise e vecanerisht ato ne KLD ka realizuar nje anketim me gjykatesit e shkalles se pare te gjyqesorit.

Anketimi u realizua ne periudhen shkurt-mars te ketij viti. U perfshine ne anketim 60% e gjykatave te shkalles se pare ne te gjithe vendin ose 14 gjykata prej 23 qe jane gjithsej. Anketimi kishte si qellim te maste e impaktit te reformes ne promovimin e gjyqtareve ndermarre nga KLD pergjate vitit 2011; perceptimin e gjyqesorit per vete gjyqesorin si dhe perceptimit e gjyqesorit per pushtetet dhe institucionet e tjera. Sondazhi ka dale ne perfundimin se gjyqtaret presin ndryshime ne formulen e sistemit te pikezimit dhe permbajtjen e sistemit te gjykatave te karrieres. Nder te tjerat gjyqtaret jane kritike ndaj sistemit te drejtesise. Ata mendojne ne shifra te konsiderueshme se drejtesia eshte e korruptuar dhe ka mungese integriteti. Ne sondazh gjyqtaret vleresojne se nderhyrjet me te medha me qellim ndikimin e vendimit te gjykates vijne nga avokatet dhe zyrtare apo drejtues te pushtetit vendor. “Ne Tirane kjo nderhyrje eshte me e madhe nga deputete dhe zyrtare te larte. Edhe pse e vogel, shifra qe paraqet nderhyrjen e Presidences eshte e konsiderueshme dhe mjaft e demshme per shkak te konfliktit te interesit dhe prodhimit te nje perqindjeje edhe pse te vogel nga nje grup mjaft i vogel zyrtaresh”, - evidentohet ne rezultatet e sondazhit. Ne sondazh gjyqtaret vleresonin Ministrine e Drejtesise si nje nder institucionet e drejtesise me efektive.

Halimi flet per reformen ne gjyqesor

Ministri i Drejtesise Eduard Halimi shprehu dje angazhimin institucional per promovimin e njerezve profesioniste dhe me integritet ne sistemin gjyqesor. Gjate ceremonise se organizuar ne mjediset e Keshillit te Larte te Drejtesise, me rastin e publikimit te sondazhit, Halimi tha se, “jemi ne momentin e implementimit te nje prej reformave me te rendesishme te sistemit gjyqesor, ate te rishperndarjes se gjyqtareve ne gjykatat e vendit. “Do te jene 320 gjyqtare, te cilet do te rishperndahen nga Keshilli i Larte i Drejtesise, sipas nje studimi te realizuar nga ministria e Drejtesise, me mbeshtetjen e partnereve nderkombetare. Do te kemi nje fizionomi te re te te gjithe gjykatave ne vend, - tha Halimi. Ai vuri ne dukje edhe faktin se Bashkimi Evropian, ne progres raportin e tij, e ka perkrahur kete reforme, duke e cilesuar si shume te rendesishme, madje edhe te vonuar.

"Kjo reforme nuk mund te vinte pa u krijuar me pare nje sistem pikezimi, nje sistem i karrieres se gjyqtareve ne baze te merites ne menyre qe te mos kemi ato praktika, te cilat kane qene te kritikueshme dhe qe kane demtuar sistemin, praktika qe kane synuar transferimin e gjyqtareve jo ne baze te merites, por ne baze te interesave te njerit apo tjetrit, tha Halimi. Ministri cilesoi praktikat qe cenonin transferimet dhe emerimet e gjyqtareve te ndjekura nga ish-kryetari i KLD-se, Bamir Topi dhe ish-nenkryetari Kreshnik Spahiu do te marrin fund. Ne fjalen e tij Halimi theksoi rendesine e promovimit te gjyqtareve mbi bazen e merites, ndersa pergezoi KLD-ne per zbatimin e nismave qe i sherbejne ketij synimi.

Ambasadori britanik dhe nenkryetari i KLD

Ambasadori i Britanise se Madhe ne Tirane, Nicholas Cannon, tha se "Ambasada britanike dhe qeveria britanike jane te angazhuar per te ndihmuar Shqiperine ne progresin e saj drejt Bashkimit Evropian". "Shteti i se drejtes luan nje rol thelbesor ne kete proces", theksoi ambasadori Cannon. Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise (KLD), Elvis Cefa tha se, "Emerimet dhe ngritjet ne detyre nuk duhen te vijne kurrsesi si pasoje e cfaredolloj pazari, por nga nje proces real i vleresimit te karrieres se gjyqtareve, nepermjet nje fushate transparente". Sipas tij, KLD eshte me shume se kurre e vendosur te emeroje dhe transferoje brenda sistemit gjyqesor njerezit me te mire te tij dhe kjo do te vije si pasoje e nje procesi te hapur dhe bazuar ne merite dhe rezultate.

Shifrat e sondazhit

U perfshine ne anketim 60% e gjykatave te shkalles se pare ne te gjithe vendin ose ndryshe nga 14 gjykata prej 23 qe jane gjithsej. Ne anketim moren pjese 58 per qind e gjyqtareve ose 177 te tille prej 305 qe jane gjithsej ne gjykata e shkalles se pare ose 47 per qind nga 380 gjyqtare qe jane gjithsej ne te dy shkallet e gjyqesorit. Rreth 35 per qind e gjykatesve te anketuar trajtojne ceshtje penale, ndersa 45 per qind zhvillojne ceshtje civile. Pjesa tjeter, rreth 19 per qind te anketuarve nuk e gjejne veten te ndare mes dy gjykimeve. Rreth 60 per qind e gjykatesve jane meshkuj ndersa 40 qind jane femra. Rreth 64 per qind e gjykatesve vijne direkt nga fakulteti i Drejtesise ndersa pjese tjeter vijne nga Magjistratura. Perzgjedhja perfshin gjykata nga te gjitha zonat dhe kategorite e qyteteve, pra prej gjykatave te vogla dhe ne deri tek ato te qyteteve te medha. Rreth 38 per qind e te anketuarve kane pasur nje histori promovimi ndersa afro 62 per qind nuk kane pasur raste promovimi.

Objektivi i anketimit ishte:

a. matja e impaktit te reformes ne promovimin e gjyqtareve ndermarre nga KLD pergjate vitit 2011,

b. matja e perceptimit te gjyqesorit per vete gjyqesorin dhe

c. matja e perceptimit te gjyqesorit per pushtetet dhe institucionet e tjera.

Qellimi i anketimit ishte:

a. orientimi i reformes ne gjyqesor ne pajtim me nevojat e sistemit,

b. forcimi i besimit te qytetareve dhe institucioneve te sistemi gjyqesor dhe gjyqtaret

c. pjesemarrja e gjyqtareve ne debatin publik per reformen e sistemit gjyqesor dhe institucioneve te tjera.

Perfundimet

Gjyqtaret mendojne se drejtesia eshte e korruptuar dhe ka mungese integriteti

Gjyqtaret jane joshur ndjeshem per te favorizuar nje pale ne procesin gjyqesor

Gjyqtaret vete jane shpesh pre e korrupsionit ne sherbimet publike ku ata paguajne

Nderhyrjet me te medha, nga avokatet dhe zyrtare apo drejtues vendore

Ne Tirane nderhyrja eshte me e madhe nga deputete dhe zyrtare te larte

Nderhyrja e Presidences, e konsiderueshme dhe mjaft e demshme per shkak te konfliktit te interesit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›