SHIU shqiptar merr vleresime pozitive nga NATO
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e 28-të e Bordit të Drejtuesve të Agjencisë së Shfrytëzimit dhe Shkëmbimit të Informacionit/Inteligjencës në teatrin e operacioneve të NATO-s. Shqipëria përfaqësohet në këtë konferencë nga nga Shërbimi Informativ Ushtarak.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të strukturave të inteligjencës ushtarake të NATO-s, të komandave të saj operacionale, përfaqësues të strukturave të inteligjencës ushtarake të BE-së, përfaqësues të Shërbimeve të Inteligjencës Ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve të tjera si Australia, Zvcira, Suedia, Finlanda, Austria, të cilat kontribuojnë me trupa në operacione të NATO-s.
Konferencën e përshëndeti ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ilirjan Balliu. Ndërsa në koktejin e mirëseardhjes, organizuar me këtë rast nga Shërbimi Informativ Ushtarak, përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.
Ministri Imami falenderoi drejtuesit e agjencisë, të cilët ia besuan organizimin e kësaj konference në Tiranë Ministrisë së Mbrojtjes, respektivisht Shërbimit Informativ Ushtarak, në këtë 100 - Vjetor të Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Drejtori i Agjencisë së Shfrytëzimit dhe Shkëmbimit të Inteligjencës në teatrin e operacioneve të NATO-s dhe kryetarja e Bordit të drejtuesve i shprehën ministrit të Mbrojtjes vlerësimet pozitive mbi kontributin e shkëlqyer me personel inteligjence dhe informacion të Shërbimit Informativ Ushtarak si pjesë e denjë e komunitetit të inteligjencës ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në këtë konferencë u trajtuan çështje si rëndësia e kontributit me inteligjencë në mbështetje të operacioneve të NATO-s, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis shërbimeve të inteligjencës ushtarake të vendeve anëtare mes tyre dhe me strukturat e NATO-s, projekte modernizimi rrjetesh shkëmbimi e shfrytëzimi të sigurt të inteligjencës.