E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Rama nuk eshte pronari i PS, po na ikin emra te cmuar



Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj thote se mandatin e tij nuk e ka ne dore Edi Rama, por opinioni publik. I njohur si nje prej deputeteve te Levizjes per Mendimin Ndryshe ne PS, duke folur mbreme ne TV News 24 ai dha qendrimin e tij rreth kreut te Partise Socialiste. I pyetur nese z.Rama do te jape miratimin qe te kandidoje serish si deputet, Malaj tha se kete vendim e percakton publiku dhe jo Rama. “Nuk kam asnje merak, vleresimin ma jep opinioni publik. Sic ka thene Dokle, kryetari i PS, nuk eshte pronari i PS, nuk jam ne mandatet politike per karrige. Nuk e bej kete. Rama certifikon ate qe vendosin forumet e PS, por nese perkedhelet ne kete menyre do te beje gabimin sic beri me Mimoza Hafizin e disa emra te tjere, duke humbur keshtu disa personalitete te cmuara”, - tha Rama. Qenien ne liste e shoh me angazhimin tim publik. Vota ime ka qene per PS dhe nuk mendoj qe nje gje qe e them per PS qenka kunder Rames, apo nje mendim kunder Rames qenka kunder PS”.

I pyetur “a eshte Rama personi qe do te bashkoje te majten?’, Malaj tha se “Rama eshte njeriu qe ka pergjegjesi, qe te mos keqperdore mandatin e kryetarit te PS, te mbeshtese aleatet potenciale dhe te vije ne nje qeverisje ku te jete e qarte, me stabel dhe produktive”. Kurse me tej, shtoi: “Asnje lider i mire nuk mund te thote se eshte shansi im i fundit. Njerezit, nese kane ide te qarta i arrijne ato qe duan. Lider i mire eshte ai qe kapet pas detyrimit qe ka me votuesit e tij, jo pas karriges. Kam bere debat publik, po! A ishim ne ata qe thame se te qendruarit larg Parlamentit nuk ndihmon, edhe se djegia e gomave nuk ndihmon. E pra, a jane kontribute keto qe PS te jete me e forte dhe a ka dale me produktive? Kjo eshte pergjegjesia qe do te kem edhe ne te ardhmen”,- tha Malaj. Ne kete pike ai shtoi: “Rama eshte njeriu qe ka pergjegjesine qe te mund te bashkoje gjithe PS dhe te zgjeroje mbeshtetjen publike me qellim qe te ndalet qeverisja e Sali Berishes dhe te vije nje qeverisje me e qarte”.

Frike nga SMS ne media

Z.Malaj beri te ditur mbreme se disa perfaqesues ne Asamblene e kesaj partie, nen pretendimin se do te pergjohej debati, prene cdo lloj komunikimi te salles me mjediset e jashtme. Sipas Malaj, kjo ishte shkelje e te drejtes se njeriut per informim dhe per t’u informuar. “I pameritueshem, veprimi i nderprere i sinjalit telefonik, u vendos zhurmues, per te mos pasur akses telefoni, jo kjo per mua eshte i papranueshem. Po e nis me lidershipin e PS, nese mendojne se do vijne ne pushtet qe marrin vendime qe cenojne dhe te drejtat e njeriut, elementare, kjo eshte e pameritueshme”, tha z.Malaj duke folur mbreme ne TV News 24. Malaj vleresoi se ky veprim eshte i rrezikshem ndersa shtoi se per kete ceshtje brenda PS eshte ndezur nje debat i hapur. “Eshte nje debat qe nuk ka perfunduar, por mesazhi i nje veprimi te tille eshte i pameritueshem dhe i rrezikshem. Nese mendon se do te fitojme duke krijuar ndjenjen e frikes se do te nise iks deputet SMS ne media, kjo eshte shqetesuese”, - pohoi deputeti socialist. Me tej Malaj shtoi: “Te krijosh nje psikologji, kujdes se do dale informacioni, se e merr vesh media kjo eshte gabim. Por media e ka te drejte te informohet, ne duam te aspirojme nuk duhet te merremi me mentalitete se mos merr vesh Sali Berisha. PS do te debatoje vazhdimisht, dhe do te debatoje balle per balle me shqiptaret”. Per te deshmuar se shtete demokratike nuk veprojne keshtu, deputeti socialist solli disa shembuj si ilustrime. “Jane disa taktika objektiva strategjike, po te kerkosh sot strategjine e mbrojtjes se SHBA ne vitin 1971 e ke aty, ku gjen Kinen dhe partner dhe armik”.

Risia e Asamblese

“Fitorja e PS ne 2013 duhet te bazohet tek shpresa”,- tha Malaj, nderkohe vleresoi si risi te aktivitetit te PS, fushaten balle per balle me njerezit. “Une besoj se eshte nje dokument qe do jene ne qender te aktivitetit te PS. Thelbi eshte se fushata me njerezit do te jete e drejtperdrejte. E pamundur qe t’ia besosh fatin nje fitore elektorale pas 8 vitesh nje individi, pasi pa nje ekip qe fillon si maja, ne nje nivel nga poshte lart pasi perndryshe eshte e pamundur te sigurosh nje fitore”,- tha Malaj. “Ne ballafaqimin e forcave politike, - shtoi ai, - ka shume rendesi ballafaqimi i forcave politike sesa lideri. Pasi ajo qe ballafaqohet ne publik jane partite. Pasi ne partite demokratike lideret ndryshohen. Ne vijojme me teatrin politik, e takoi Rama-Berishen. E takoi Meta-Ramen, etj.",- theksoi Malaj.

Nuk vihet ne pushtet duke djegur goma

I pyetur nese “ekipi i PS-se eshte ndertuar mbi bazen e kontributeve”, Malaj tha: “Cilesia e ekipit te PS nuk eshte ajo qe maksimizon ato qe ajo ka. Lider i mire eshte ai qe kapet pas votuesit. Duhet nje kulture e re politike, pasiqe kemi mbetur pas ne integrimin e vendit, dhe poashtu kemi shkaterruar vetveten. Nuk do te vijme ne pushtet duke djegur goma. Ndaj kjo eshte analiza dhe pergjegjesia qe une ndjej si deputet. Kam pranuar te jem anetar i Asamblese dhe ne te gjithe angazhimin tim une kam transparencen”.

MALAJ: “Kur flitet per Fatos Nanon, ne PS fshihen si struci”

Arben Malaj tha mbreme se PS duhet te vleresoje kontributin pozitiv te cdo socialisti, nderkohe qe akuzoi kolege te tij se fshihen si struci kur vjen puna per te takuar ish-kryetarin e saj. “Une besoj se nuk duhet te bej hamendesime, por mendoj se duhet vleresuar cdo kontribut pozitiv i cdo socialisti qe e ka themeluar dhe modernizuar, qe nuk eshte thjeshte vetem Fatos Nano. Te bashkohemi dhe te fitojme. Ka disa qe fshihen si struci kur vjen puna per ta takuar Nanon. Per mua jo vetem qe e takoj por kurdo qe te jete e mundshme do ta takoj”,- deklaroi Malaj, duke mos dashur te komentoje nje rikthim te mundshem te liderit te se majtes.

Koalicionet

Deputeti socialist thote se objektivi strategjik i PS ne zgjedhjet e 2013 eshte vleresimi i mbeshtetesve, teksa tha se eshte e nevojshme nje fitore qe nuk te le peng te aleancave. “Une besoj se ne zemer te fitores duhet te jete perkushtimi i socialisteve dhe nje fitore sa me e plote qe nuk na ben arrogant, por eshte e domosdoshme per te krijuar nje koalicion, jo si Berisha qe ndryshon postet sa here i rrezikohet qeverisja dhe mezi mbijeton. Une nuk e dua kete opsion per PS, pasi ne i kemi energjite, por duhen bashkuar dhe te respektohen. Te kemi nje fitore qe nuk na le peng te aleancave”,- vleresoi Malaj.

Taksat e PS

Malaj vlereson se te ulesh borxhin dhe deficitin duhet te shkurtosh shpenzimet dhe te rritesh taksat, gje qe sipas tij PD-nuk e beri kur erdhi ne pushtet. “Qe te ulesh borxhin dhe deficitin duhet te shkurtosh shpenzimet dhe te rritesh taksash. Analiza qe eshte bere nga 27 vendet e BE, ka dale ne perfundimin se ata kane pranuar se duhen rritur taksat ne menyre te moderuar. Problemi ne Shqiperi duhet pare ne nje menyre tjeter. PD kur erdhi ne 2005 ne pushtet tha se do te ule TVSH-se dhe nuk e beri”, - tha Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›