E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i “Zogby”: PD, ne krye me 38% te votave

Ne sondazhin e kryer per muajin prill nga Top Channel dhe “Zogby International”, nese zgjedhjet do te mbaheshin sot per here te pare Partia Demokratike do te kryesonte mes partive te votuara.

Sipas sondazhit, partia e kryeministrit Berisha do te merrte 38% te votave kundrejt 36% te Partise Socialiste, me nje marzh gabimi prej 3.2 per qind.

Ky ndryshim i rezultatit ka ardhur si pasoje e rritjes se te anketuarve qe mendojne se Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur, qe jane 51% kundrejt 37% qe mendojne te kunderten.

Nderkohe partite e tjera kane marre keto vleresime: LSI 6%, G99 2%, PR 1%, PBDNJ 1%, ndersa 10% e zgjedhesve shprehen te pavendosur dhe 3% refuzojne te deklarojne se per ke do te votojne.

Ne sondazhin e muajit mars, rezultatet tregonin nje avantazh te Partise Socialiste ndaj asa Demokrate, perkatesisht 38%-36%.

Persa i perket ceshtjeve kryesore qe shqetesojne shoqerine shqiptare e para mbetet papunesia me 66%, e ndjekur nga varferia me 39%, ekonomia me 63%, inflacioni 29% dhe korrupsioni qeveritar me 25%.

Lidhur me opinionet per politikanet, shumica e votuesve te mundshem kane nje vleresim negativ per te dy lideret, si per kryeministrin Berisha, ashtu edhe per kreun e PS Edi Rama.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›