Tiranë, konflikt pronësie, një i vdekur një i plagosur
Grindja për motive të pronësisë shkakton 1 të vdekur dhe 1 të plagosur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bërrylit, orët e para të mbrëmjes. Pëllumb Murataj pësoi infarkt gjatë grindjes, ndërkohë që 55 vjeçari Uka mbeti i plagosur nga i biri i Murataj i cili tashmë është shoqëruar në polici.
TIRANE- Një konflikt pronësie ka shënuar një të vdekur dhe një të plagosur, këtë herë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në zonën e quajtur Bërrylli në Tiranë, ku tre persona janë konfliktuar me njëri- tjetrin për çështje pronësie.
Grindja ka nisur në fillim mes Pëllumb Murataj dhe Kadri Ukës. Gjatë kësaj grindjeje Murataj ka pësuar infarkt në zemër dhe fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë kësaj goditjeje duke ndërruar jetë në spitalin numër 1 në QSUT. Ndërkohë i biri i viktimës pas infarktit të pësuar nga i ati ka goditur me thikë 55 vjeçarin Kadri Uka i cili ishte kundërshtari i të atit për çështje pronësie.
Policia ka mbërritur menjëherë në vend ngjarje dhe mësohet se ka shoqëruar djalin e viktimës, Ledio Murataj i cili është edhe i dyshuari kryesor për plagosjen e Ukës. Ky i fundit ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën edhe pse goditjet e thikës kanë qenë të rënda.
(a.r/balkanweb)