Berisha siguron Xhons: Garantojmë zgjedhjet më të mira
Kryeministri Berisha priti sot në një takim zyrtar Zv.ndihmës sekretarin amerikan i shtetit, Stuart Xhons. Gjatë këtij takimi u diskutua për aderimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
TIRANE- Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones është pritur në sot edhe nga kryeministri Berisha. Takimi u përqëndrua kryesisht në aderimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, rolin e saj përkrah aleatëve të tyre amerikanë dhe të NATO-s në Afganistan.
Në faqen zyrtare të Këshillit të ministrave shkruhet se në takim është diskutuar edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryeministri Berisha e garantoi Zëvendësndihmës Sekretarin Jones se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur dhe e angazhuar dhe po bën çdo përpjekje për të garantuar zgjedhjet më të mira në Shqipëri, që plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme.
Lidhur me zhvillimet në rajon mësohet se Kryeministri Berisha e ka falënderuar përzemërsisht zëvendës/ndihmës Sekretarin Jones për kontributin vendimtar e të jashtëzakonshëm të SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës, si zgjidhja e vetme që garanton paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon.
(e.n/BalkanWeb)