Sondazhi i parë elektoral – Lulzim Basha kryeson 2 me 1 ndaj rivalit Rama

Në kushtet kur institucione të specializuara s’po shpallin sondazhe të specializuara për zgjedhjet, rrjeti “facebook” mbetet burimi më i besueshëm. Sipas shifrave të djeshme, Lulzim Basha kryesonte me afro 100 mijë mbështetës, ndërkohë që Edi Rama ka më pak se 60 mijë
Edhe rrjeti social i “Facebook”-ut, nxjerr humbës Edi Ramën. Ndërsa brenda një kohe të shkurtër në “Facebook” është shtuar në mbi 100 mijë anëtarë numri i qytetarëve që mbështesin kandidimin e Lulzim Bashës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, numri i mbështetësve të Edi Ramës, është sa gjysma e kësaj shifre. Në këtë faqe, nuk gjen vetëm përkrahjen e shprehur nga njerëz të grup-moshave të ndryshme, por edhe kërkesa për zgjidhje të shqetësimeve të banorëve të Tiranës, të cilat kanë lidhje me mungesën e infrastrukturës, hapësirave të gjelbra, taksat e larta dhe shumë të tjera.