Sondazhi, shqiptarëtnë Maqedoni të diskriminuar
SHKUP- Mungesa e saktësimit të ligjeve të posaçme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, po mban në qendër të vëmendjes fobinë e diskriminim të shqiptarëve të Maqedonisë, e cila aplikohet në çdo sferë shoqërore dhe institucionale, por edhe në jetën private.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajme Ina. Sic raporton kjo agjenci, shumica e institucioneve të Maqedonisë nuk e praktikojnë gjuhën shqipe, por edhe refuzojnë aplikimin e saj.
Praktikimi i gjuhes shqipe nuk ndodh as në tabelat treguese, faqe interneti, pankarta dhe materiale të ndryshme propagandistike e deri te treguesit e rrugëve, ku në një fshat maqedonas në perëndim të Maqedonisë, mbishkrimi në shqip është shkarravitur, raporton agjencia e lajmeve INA.
Duke i’u referuar sondazhit të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, shumica e qytetarëve rreth 53 për qind, vlerësojnë se në Maqedoni ekziston fenomeni i diskriminimit dhe se ai shfaqet më së shpeshti në bazë të përkatësisë etnike dhe politike.
Sipas këtij vrojtimi shumica e shqiptarëve vlerësojnë se janë të diskriminuar në të gjitha sferat e jetës. Anketa është realizuar gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar me 1.074 të anketuar.
(e.m/ina/BalkanWeb)