Rrëfimi i Murinjos:Ja pse e refuzovaAnglinë në 2007
SPANJE- Në vitin 2007, përpara se t’i drejtohej Fabio Kapelos, Federata Angleze kishte menduar për Zhoze Murinjon si pasues të Stiv MekKlaren. Por, në momentet e fundit portugezi është tërhequr nga kjo ide, ndërsa shkaqet atëherë mbetën një mister. E megjithatë, në një intervistë të dhënë sot për të përditshmen franceze “L’Equipe”, tekniku nga Setubali ka rrëfyer gjithçka ndodhi 3 vjet e gjysmë më parë, kur Anglia ishte në panik për gjetjen e një trajneri të denjë për emrin e kombëtares së këtij vendi. “Isha shumë pranë hedhjes së firmës, - ka treguar Murinjo. – Por, në minutën e fundit mendova se nëse do të bëhesha trajner i një ekipi kombëtar, do ta kisha skuadrën vetëm njëherë në muaj. Për pjesën tjetër të kohës do shihja ndeshjet, duke pritur verën për të zhvilluar një Europian apo Botëror. Preferova të mos e pranoj dhe të prisja ofertën e duhur. Dhe më pas erdhi ajo e Interit”, shtoi tekniku aktual i Realit të Madridit. Fjalët e portugezit kanë bërë jo pak jehonë në Angli, aq sa e kanë detyruar Federatën Angleze të dalë në një konferencë për shtyp për të sqaruar situatën. “Fabio Kapelo ka qenë zgjedhja jonë e parë, - bëri të ditur një zëdhënës i saj. – E kemi bërë të qartë këtë që në fillim”. Murinjo u largua nga Çelsi në shtatorin e vitit 2007, vetëm 2 muaj pas Stiv MekKlaren të dorëhiqej nga Anglia, për shkak të humbjes 2-3 me Kroacinë. Por, portugezi mori në qershor 2008 drejtimin e Interit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka në sezonin e kaluar. “Kur lashë Çelsin, muaji i parë ishte fantastik. Isha në Afrikë, në Japoni, bëra gjëra që nuk kisha patur kohë t’i bëja. Edhe muaji i dytë ishte i mirë, por më pas ishte e tmerrshme”, ka rrëfyer Murinjo. Ai ka pranuar se ka qenë në bisedime edhe me francezët e Paris Sent Zhermen.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)