Song ne shenjestren e Interit

Interi ka filluar menjëherë punën për rinovimin e skuadrës gjatë merkatos së muajit janar. Së fundmi në ambientet e klubit zikaltër po flitet për një interesim për mesfushorin e Arsenalit, Aleks Song për të cilin po përgatitet edhe një ofertë.
Sipas medias britanike, Song pëlqehet shumë nga trajneri i Interit, Klaudio Ranieri dhe Arsenal duket se nuk do të kembengule me force për ta mbajtur. Për momentin, futbollisti kamerunas ka siguruar një vend në formacionin bazë të Arsenalit, kjo edhe për shkak të dëmtimit të Xhek Uilshiër. Por në momentin që ky i fundit do të rikthehet në skuadër, atëherë Venger mund të vendosë të nxjerrë Song në merkaton dimërore.
Edhe pse ende nuk asnjë të dhënë për ofertën e Interit për Song, mendohet se për ta blerë 24 vjecarin drejtuesit e klubit zikaltër nuk do të shpenzojnë më shumë se 10 milionë Euro.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Anceloti refuzon PSG
Karlo Ançeloti nuk do të ulet në pankinën e Paris Sën Zhermen. Lajmi bëhet publik nga media franceze, sipas së cilës ish-trajneri i Milanit dhe Çelsit e ka refuzuar ofertën e bërë nga drejtuesit e klubit parizien. Klose rikthehet me Gjermaninë
Miroslav Klose do të jetë në dispizicion të trajnerit Joakim Lëv për ndeshjen miqësore me Holandën. Sulmuesi i Lacios, që nuk luajti në sfidën me Ukrainën e mbyllur në barazimin 3-3, arriti të riaftësohej nga një dëmtim në gjurin e majtë dhe i është bashkuar ekipit kombëtar dhe ndaj holandezëve pritet të luajë që nga minuta e parë së bashku me Mario Gomez. Argjentina dështon edhe me Bolivinë
Ndeshja me Bolivinë u quajt nga të gjithë si momenti i rilindjes së Argjentinës. Por jo gjithcka shkoi ashtu sic ishte parashikuar. Kombëtarja “selecion”, nuk ka marrë dot më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj miqëve në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014 të Amerikës Latine.
Irlanda, Kroacia dhe Çekia, hap drejt Euro 2012
Kroacia, Portugalia, Çekia dhe Irlanda kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në Euro 2012.
Shqipëria humb dhe me Azerbajxhanin
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri i U-17, Xhemal Mustedanagiç, u mund 0-1 nga Azerbajxhani në takimin e zhvilluar në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
Lajmet kryesore
“Aleanca Kuq e Zi”: Jo monumentit të pavarësisë
”Monumenti i vetëm të mbetet ai i Vlorës”
Borxhet, Shqipëria shumë e rrezikuar
Rinas, aksidentohet makina e eskortës së Berishës
Hapet sheshi “Skënderbej”
Itali, bisedime për qeverinë e re