E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klose rikthehet me Gjermanine


Miroslav Klose do të jetë në dispizicion të trajnerit Joakim Lëv për ndeshjen miqësore me Holandën. Sulmuesi i Lacios, që nuk luajti në sfidën me Ukrainën e mbyllur në barazimin 3-3, arriti të riaftësohej nga një dëmtim në gjurin e majtë dhe i është bashkuar ekipit kombëtar dhe ndaj holandezëve pritet të luajë që nga minuta e parë së bashku me Mario Gomez.

Në të njëjtën kohë, u rikthye te skuadra përfaqësuese e Gjermanisë, edhe portieri Nojer, i cili në sfidën e së premtes u zëvendësua nga Ziler, ndërkohë që la ekipin mbrojtësi Shmelxer për arsye dëmtimi.

Ndeshja me Holandën do të ketë një domëthënie edhe për Marko Rojs i cili më në fund pritet të bëjë debutimin e tij me përfaqësuesen gjermane. Edhe më parë, talenti i Borusia Mynshengladbah ka pasur mundësi të grumbullohet nga Lëv, por nuk luajti për shkak të problemeve shëndetësore.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Anceloti refuzon PSG
Karlo Ançeloti nuk do të ulet në pankinën e Paris Sën Zhermen. Lajmi bëhet publik nga media franceze, sipas së cilës ish-trajneri i Milanit dhe Çelsit e ka refuzuar ofertën e bërë nga drejtuesit e klubit parizien. Song në shënjestrën e Interit
Interi ka filluar menjëherë punën për rinovimin e skuadrës gjatë merkatos së muajit janar. Së fundmi në ambientet e klubit zikaltër po flitet për një interesim për mesfushorin e Arsenalit, Aleks Song për të cilin po përgatitet edhe një ofertë.
Argjentina dështon edhe me Bolivinë
Ndeshja me Bolivinë u quajt nga të gjithë si momenti i rilindjes së Argjentinës. Por jo gjithcka shkoi ashtu sic ishte parashikuar. Kombëtarja “selecion”, nuk ka marrë dot më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj miqëve në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014 të Amerikës Latine.
Irlanda, Kroacia dhe Çekia, hap drejt Euro 2012
Kroacia, Portugalia, Çekia dhe Irlanda kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në Euro 2012.
Shqipëria humb dhe me Azerbajxhanin
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri i U-17, Xhemal Mustedanagiç, u mund 0-1 nga Azerbajxhani në takimin e zhvilluar në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".

Lajmet kryesore

“Aleanca Kuq e Zi”: Jo monumentit të pavarësisë
”Monumenti i vetëm të mbetet ai i Vlorës”
Borxhet, Shqipëria shumë e rrezikuar
Rinas, aksidentohet makina e eskortës së Berishës
Hapet sheshi “Skënderbej”
Itali, bisedime për qeverinë e re

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›