Tripologji”, përmbledhje poetike e autores Xheni Hali
Ajo ka ekspermituar të shkruaj edhe në zhaner të tjerë, por nuk tradhëtoi poezinë. Xheni Hali thotë se shkruan poezi sa herë do ti shpëtoj realitetit dhe të hedhë të zezë në të bardhë për ato që janë të ndaluar për të bërë ditën.
Në një libër të vetëm, autorja përmbledh 3 botime sepse nuk ka dashur ti ndajë. Tematikat janë të shumta, por frymëzimi thotë Xheni, ndodh spontan pa një sforcim të madh.
Në këtë ditë të promovimit të librit të saj të parë, ajo ndihet e emocionuar sidomos kur miqtë e rrethojnë me buqeta me lule.
“Jam shumë e emocionuar, shumë e lumtur që arrita ta përfundoj me sukses këtë libër”-shprehet ajo.
Në kopertinën e një nudizimi të errët, libri "Tripologji" ka mjaft poezi. Pjesa e parë mban titullin "Ditë ", tjetra "Përtej dritares" dhe e fundit "Përballë në legjendë