Sperma, e prodhuar në laborator
Prodhimi i spermës njerëzore në laborator mund të bëhet realitet së shpejti. Dy zbulime paralele, të shfaqur këto ditë në një revistë shkencore, hapin rrugën për procedurën revolucionare e cila do tu mundësonte meshkujve jo fertil të kenë gjithsesi fëmijë me kodin e tyre gjenetik, në vend që të përdorin një dhurues apo një adoptim.
Problemi i infertilitetit mashkullor është rritur në Perëndim në 50 vitet e fundit prej faktorëve ambientalë, ushqyes dhe hormonalë. Publikimet në revistën Asian Journal of Andrology kanë ngjallur shpresat e bashkësisë shkencore ndërkombëtare.
Një grup shkencëtarësh të Universitetit Munster, kanë përdorur qeliza të marra nga testet e një miu për të krijuar spermën në laborator. Për momentin të dy grupet kanë përdorur materiale të marra nga minjtë, duke arritur sukses të plotë. Shkencëtarët besojnë se po afrohet dita kur e njëjta procedurë do të jetë e mundur edhe me njerëzit. Gjithsesi studiuesit tregojnë se janë dashur vite për të arritur në këtë pikë me minjtë, kështu që do të duhet ende kohë për të arritur të njëjtat rezultate me njerëzit.
(ar.si/BalkanWeb)