E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonila & Balina - Të gjitha ndërhyrjet plastike që i kanë transformuar

 redona sadikuSpikerja e lajmeve në “TV Klan” Sonila Meço dhe ish-prezantuesja e “Moto Plus”, Balina Bodinaku, kur punonin të dyja te “Vizion plus”  ndoshta e mendonin guxim të tepruar perfeksionimin e tipareve të tyre. Buzë më të trasha, mollëza më të ngritura, sy të tërhequr pa rrathë e rrudha, hundë pak me majë. E pse jo?! Tani i kanë bërë realitet. Nga njëra prezantuese te tjetra, si arritën të bëhen më seksi, të përfliten për ndërhyrjet me bisturi në fytyrë, edhe pse e kanë ende tabu ta pranojnë këtë fakt. Të dyja i kanë kaluar të 30-at, dhe çdo të diel në krah të Ardit Gjebresë në programin “E diela shqiptare”, perfomojnë jo vetëm elokuencën e tyre, por edhe sharmin e ri, që i ka bërë më tërheqëse. Nëse do të bënim thjesht një krahasim fotosh në vite, do të kuptonim si kanë qenë dhe si janë. Sonila Meço. Në fakt është spikerja e vetme e lajmeve që ka guxuar të bëjë revolucion me pamjen e saj, edhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë faktin që ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Në fillim e filloi me mollëzat, hundën dhe ka përfunduar me buzët, të cilat i kanë dhënë ndryshim të padiskutueshëm portretit të saj të dikurshëm. Gjithsesi nuk e ka pranuar dhe nuk e pranon që të ketë bërë ndërhyrje të tilla në fytyrë. Por ndryshimet në tiparet e saj janë të dukshme, aq sa ka nga ata që mendojnë se e ka ekzagjeruar, së paku me buzët. E nëse krahasojmë Sonilën e para disa viteve në foto, me Sonilën tani te programi e “E diela Shqiptare”, janë shumë larg njëra-tjetrës. Sonila dihet që i kushton shumë kujdes pamjes së saj, por edhe trupit me palestër dhe vrap. Ndërhyrja në disa defekte të fytyrës, e ka bërë të duket më e kompletuar dhe më seksi natyrisht. Balina Bodinaku: Dikur e shihnim mbi katër rrotat e makinave në “Motoplus”, tani në majë takave tek e “E Diela Shqiptare”. Sportiviteti i Balinës tashmë është zhdukur. Në fillim kur pranoi ofertën e Ardit Gjebresë për të qenë në krah të tij, ndoshta bëri përshtypje se pse Arditi bëri një zgjedhje të tillë dhe nuk kërkoi të merrte në krah një partnere seksi, siç bën gjithmonë. Po ndoshta Balina, kishte menduar të shfaqej fillimisht me pamjen që kishte, e më vonë të bënte ndryshime drastike. Ajo filloi me modelimin e buzëve, që bien në sy mirë për volumin e tyre. Direkt pas përfundimit të sezonit të parë të programit, dhe pushimeve të Vitit të RI, një ndryshim tjetër u vu re në pamjen e saj. Pikërisht sytë, me ndërhyrje në pjesën e rrathëve dhe tërheqjen e tyre, që e kanë tjetërsuar pamjen e saj duke e bërë më të rregullt dhe më fine. Balina, e cila siç e ka vënë në dukje, dhe vetë e tepron me gjestikulacionin, pjesë e natyrës së saj, tani në studio vishet totalisht klasike. Përsa u përket linjave të trupit, edhe Balina është e apasionuar pas sporteve dhe stërvitet rregullisht në palestërPartneret e Arditit, shndërrimi në vajza seksiNë fillim u duk pak e çuditshme pse Arditi, i cili është mësuar të mbajë në krah vetëm femra sexy, zgjodhi për partnere të sezonit të ri, dy emra që nuk janë parë si shumë seksi. Sonila Meço me shtalartësinë dhe elegancën e saj, është shquar për spikeren serioze të lajmeve dhe moderatoren elokuente. Ndërsa Balina, me pak eksperienca të mëparshme në programe të ndryshme televizive, gjithnjë ka theksuar natyrën e saj sportive. Por mesa duket kaq i mjaftonte Arditit sa për fillim. Për shndërrimin e stilit të tyre dhe perfeksionimin e pamjes mund të kishte një zgjidhje, ndërhyrjet plastike dhe fustane dhe veshje me sa më shumë klas. Në fund të fundit për hir të ekranit, ndërhyrjet kirurgjikale tashmë janë bërë një domosdoshmëri. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›