E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonila Isaku Bashkia e Tiranes: Ja 88 rruget e reja qe do shtrohen



Tirana do te kete nje tjeter faqe persa i perket rrugeve, dhe kjo sipas bashkise se Tiranes pas nderhyrjes qe do te behet edhe ne 88 rruge te tjera pas 100 te cilave u riparuan pjeserisht apo plotesisht gjate dy muajve te kaluar. Ky fakt eshte pohuar nga

kreu i Bashkise, Lulzim Basha, i cili ka inspektuar punimet si dhe u ka bere te ditur banoreve te rruges "Sadik Petrela", se lagjia ne te cilen ata banojne do te ndryshoje teresisht, pavaresisht se eshte nje lagje e re. Sipas tij, bashke me riparimin e rrugeve do behet Rehabilimi i bllokut, zevendesimi i mureve te vjetra dhe te reja me kangjella dhe gjelberimi i oborreve. "Ne nisim kete fundjave projektin e riparimit te 88 rrugeve te tjera te qytetit qe do t`i bashkengjitet 100 rrugeve qe ne riparuam ne periudhen Mars-Prill. Pra gjithsej 188 rruge te qytetit do t`i nenshtrohen procesit te riparimit. Jam i ndergjegjshem qe keto rruge jane vetem nje fraksion i vogel i nevojave te qytetit. Por te gjithe duhet ta kuptojme qe ne 10 muaj nuk mund te zhbejme apo te ndreqim ate qe nuk eshte bere ne dhjetera vite. Por ju siguroj qe ne keto 10 muaj dhe ne muajt e ardhshem ne do te hedhim hapa te medhenj perpara, ne drejtim te cilesise se jetes se qytetareve ne lagjet ku jetojne", tha Basha. Sipas kryebashkiakut, keto investime ne rruge dhe ujesjelles jane vetem fillimi, pasi nje tjeter projekt eshte parashikuar per kete zone, projekt i cili sipas Bashes, do te sjelle nje model qyteterimi ne kete zone. "Ne, do te vazhdojme derisa i gjithe blloku te perjetoje nje standard dhe model te ri qyteterimi, nje standard evropian, dhe per kete kerkojme bashkepunimin e qytetareve" theksoi kreu i Bashkise se Tiranes. Sipas tij, afro nje e treta e ketyre rrugeve qe po i nenshtrohen riparimit kane ardhur si rezultat i shqetesimit te qytetareve qe e kane raportuar kete drejtperdrejt nepermjet sherbimit te Zerit te Qytetarit ne Bashkine e Tiranes. Basha nenvizoi se kete muaj nis procesi i investimit ne 30 rruge te cilat nuk do te riparohen por do te ndertohen nga fillimi. Keshtu, riparimi i rreth 100 rrugeve qe u be pak kohe me pare, do te pasohet me asfaltimin e te tjera rrugeve. Behet fjale per rruge si: "Azdreni", "Hodo Bega", "Idriz Dollaku", "Emin Harizaj", Dali Ndreu" etj. Por, nderhyrja ne rreth 88 rruge te tjera nuk do te jete e vetmja gje qe ka planifikuar kjo bashki. Keshtu, brenda muajit maj eshte planifikuar qe te behen nje sere nderhyrjesh qe kane te bejne me ndricimin, zevendesimin e semaforeve te prishur, heqja e shtyllave te demtuara, vendosja e zgarave te pusetave etj.

Disa nga rruget qe do te riparohen

Rr. "Azdreni" 57 m2

Rr. "Hodo Bega" 63 m2

Rr. "Gani Domi" 42 m2

Rr. "Nazmi Rrushiti" 38 m2

Rr. "Myslym Lela" 72 m2

Rr. "Shemsi Haka" 76 m2

Rr. "Idriz Dollaku" 86 m2

Rr. "Emin Harizaj" 184 m2

Rr. "Cerciz Topulli" 425 m2

Rr. 'Dhimiter Hamarda" 52 m2

Rr. "Dali Ndreu" 48 m2

Rr. "Andrea Mano" 60 m2

Premtimet per zonat e harruara

Vetem 40 dite me pare kreu i Bashkise se Tiranes, Lulezim Basha ndersa inspektonte punimet per ujesjellesin e Tiranes tek zona e Kodres se Priftit, ka vene re se edhe rruga ne kete zone ka pasur probleme, dhe u ka premtuar banoreve te zones se ky problem nuk do te ekzistoje me. "Ky eshte modeli i ri i punes dhe standardi qe Bashkia e Tiranes do te imponoje ane e mbane qytetit, duke filluar me zonat e harruara dhe ato ne nevoje, duke pasur si parim jo vetem qendren e qytetit por kudo ku qyteti shtrihet, duke filluar nga pragu i qytetareve, per t'ju ofruar qytetareve te Tiranes nje cilesi me te mire jete dhe per ta bere Tiranen nje qytet ku jetohet me mire", tha Basha gjate dites se djeshme, duke iu referuar deklarates te pak koheve me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›