E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e plote, qytetaret qe marrin lejen e legalizimit



Koha Jone" publikon emrat e qytetareve te cileve u ka dale leja e legalizimit, ne qytetet dhe rrethet e qarqeve, Tirane, Berat, Diber, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Korce, kukes, Lezhe, Shkoder dhe Vlore

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale publikoi dje listen e personave, te cileve muajin e fundit u eshte printuar leja e legalizimit. Ne kete liste qe "Koha Jone" e publikon sot te plote, gjenden emrat e qytetareve te cileve u ka dale leja e legalizimit, ne qytetet dhe rrethet e qarqeve, Tirane, Berat, Diber, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Korce, kukes, Lezhe, Shkoder dhe Vlore.

Drejtori i ALUIZNI, Ardian Kollozi, i tha gazetes "Koha Jone" se Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale ne funksion te objektivit, tashme te shpallur, per permbylljen e procesit te legalizimit brenda vitit 2013 eshte duke pershpejtuar ritmet e procesit, dhe njekohesisht eshte duke rritur me tej transparencen per kategorite e perfshira ne kete proces, me qellim rritjen e besimit dhe entuziazmit.

Duke besuar te procesi i decentralizimit dhe efektet e tij, nje pjese e kompetencave ju eshte deleguar Drejtorive te ALUIZNI-t ne Qarqe, proces qe do te vazhdoje te thellohet, - ben te ditur z.Kollozi. Ne kete kuader, - shtoi ai, - po ndermarrim nisma dhe incentiva te tjera, nepermjet te cilave shprehim bindjen dhe sigurine e perfundimit te kesaj reforme te rendesishme ne kohe dhe brenda standardeve, qe sjell efekte te jashtezakonshme ekonomike, sociale, ligjore dhe urbane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›