Alberto Filippi: Shqiperia kete vit do te marre statusin kandidat
Senatori dhe Zevendespresidenti i Komisionit te Jashtem ne Senatin Italian Alberto Filippi deklaroi dje gjate takimit me kreun e LSI-se, Ilir Meta se qendrimi i Italise eshte qe Shqiperia te mund te marre statusin e vendit kandidat. Ne konferencen e dhene dje per mediat, ai u shpreh se ky eshte nje qendrim qe vjen dhe nga shumica e institucioneve italiane. "Dua te kujtoj edhe nje qendrim qe vjen nga ana ime personale por edhe nga shumica e ndjeshme e institucioneve te vendit tim dhe nga popullata italiane. Qendrimi qe ne kete vit te mund te marre statusin e Vendit Kandidat per ne Bashkimin Europian. Ky eshte nje qendrim qe ne menyre te dukshme edhe Bashkimi Europian", u shpreh Filippi. Senatori italian ka vleresuar marredheniet shume te mira qe ekzistojne mes dy vendeve, si dhe rolin e emigranteve shqiptare, si nje ure e forte lidhese. "Ajo qe une dua te deshmoj eshte se si shume nga qytetaret shqiptare qe jetojne e punojne, sidomos ne veri-lindje te Italise, ka arritur te integrohet ne menyre te jashtezakonshme. Shume nga problemet dhe shqetesimet e se kaluares sot jane te kaluara dhe sot ka nje integrim te shqiptareve ne Itali ne 100% te rasteve. Une vij gjithmone me shume kenaqesi ketu sepse ndihem gjithmone si ne shtepine time", tha Filippi.