E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonique, koncert në Shqipëri

Këngëtarja britanike, Sonique, do të vjen në Shqipëri, në kuader të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë.
Në organizim të Bashkisë së Vlorës, Sonique do të perfromojë në koncertin që do të mbahet në Sheshin e Flamurit, në Vlorë, më 28 nëntor.

Përveç saj, në këtë koncert janë ftuar edhe Aurela Gaçe, grupi Troja, Dj Blunt dhe Real 1, Poni e këngetarë të tjerë. 

Sonique është muzikante, këngëtare dhe DJ e njohur në Britani. Ajo ka një karrierë të suksesshme në muzikën dance. Në vitin 2001 ka fituar shpërblimin e rëndësishëm muzikore BRIT Award, si solo artistja më e mirë britanike.Suksesi i saj i parë i madh ndërkombëtar u shënua me këngën "It feels so good", publikuar në vitin 1998.
Ajo ka luftuar me sëmundjen e kancerit, të cilën e ka mposhtur në vitin 2010. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›