Sonmez del para gjykatës
Doktori turk i implikuar në hetimin për trafik organesh në Kosovë, Jusuf Erxhin Sonmez, është paraqitur këtë te mërkurë pranë një gjykate ne Stamboll. Mediet turke njoftuan se ai u arrestua pasditen e se marte ne një operacion ne pjesen aziatike te qytetit. Sonmez, i njohur me nofkën "Frankeshtajni turk", u arrestua mbi bazën e një fletë-arresti të Interpolit, mbi dyshimet për transplant ilegal të organeve në Kosovë. Ai është marre ne pyetje nga prokuroret ne lidhje me këto akuza. Përveç turkut, i cili vlerësohet te ketë luajtur një rol kyç ne trafikun e organeve ne kliniken Medikus ne Prishtine, për këtë rast janë nen hetim edhe shtate shtetas te Kosovës dhe një izraelit. Sipas akt-akuzës, ata kanë rekrutuar persona të varfër nga Evropa Lindore dhe Azia qendrore. Atyre u ishin premtuar rreth 15 mijë euro për organet e tyre, ndërsa pranuesi do të duhej të paguajë deri në 100 mijë euro për një organ të transplantuar.
Shpërndaje