Coyntryman: Te hetohen akuzat e Martit
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara presin zhvillimin e një hetimi serioz nga EULEX mbi akuzat e reporterit të Këshillit te Evropës, Dick Marty mbi kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë një vizite në Beograd, Countryman ka nënvizuar se për këtë hetim Uashingtoni pret bashkëpunimin jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë e Serbisë. "Raportin e kemi marrë shumë seriozisht. Ai përbën një sfidë të madhe për stabilitetin e gjithë rajonit. Presim që të gjitha palët të tregojnë vullnet politike për te hetuar deri ne fund", ka pohuar Countryman gjatë një vizite në Beograd. Megjithatë, zyrtari i larte i Uashingtonit ka theksuar se ky raport nuk duhet te ndikoje ne bisedimet e pritshme mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i departamentit te shtetit theksoi edhe njëherë ne Beograd se ne këto bisedime nuk mund te vihet ne asnjë rast ne diskutim statusi i Kosovës, pasi tashme behet fjale për një shtet te pavarur.
Shpërndaje