E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte nata e Shqipërisë në Eurosong, “Nân” me pritshmëri të larta në gjysmëfinalen e dytë në Vjenë

Gjithçka është gati për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion. Dita e Shqipërisë dhe përfaqësuesit të Alis Kallaçi që prek skenën e madhe të Festivalit Evropian të këngës ka mbërritur mes emocioneve dhe zemrat e shqiptarëve që rrahin fort, kjo mbrëmje është mjaft e rëndësishme. Këngëtari shqiptar prek magjinë e skenës  ku do të mbahet gjysmëfinalja e dytë e Festivalit Evropian të Këngës, me dëshirën dhe gishtat e kryqëzuara për të kaluar në finale.

Në skenë gjatë interpretimit të këngës “Nân”’ e pranishme do të jetë edhe aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku.

Imazhi i artistes që do të shfaqet si pjesë e skenografisë, përfaqëson portretin e nënës shqiptare… Nana që pret e përcjell në prag të derës mbetur….Sikundër përcjell përmes vargjeve mesazhin e saj kënga përfaqësuese e Shqipërisë.

Alis Kallaçi kaloi me sukses provën e dytë gjenerale me një performancë që përcolli mesazhin e  fuqishëm mbi rolin e nënës në familjen shqiptare, përmes një kombinimi të ndjeshëm mes tekstit dhe motivit muzikor.

Artisti, ylli i Shqipërisë ne këtë festival evropian te muzikës bashkë me delegacionin që e shoqëron, hyri ne ambientet qe rrethojnë Arenën e madhe….ku brenda ne rrethinat e skenës gjithçka është gati.

Para performancës së tij Alis i është përgjigjur disa prej pyetjeve, ku rrëfen si ngjizi kjo këngë, rëndësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovion jo vetëm si një vend që garon mes shumë të tjerëve, por edhe si një përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si vend i mrekullive natyrore.

Në mbështetje të këngës “Nân” dhe thirrje për ta votuar ka bërë edhe kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

10 të kualifikuarit e natës së dytë gjysmëfinale pritet ti bashkohen Greqisë, Finlandës, Belgjikës, Suedisë, Moldavisë, Serbisë, Kroacisë, Polonisë , Lituanisë Izraelit, Austria si vend organizator, si edhe Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Finalja e madhe e Eurovision 2026 do të mbahet më 16 maj dhe do të transmetohen  ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›