E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sophie Kinsella, Zonja e funeraleve

Gazeta Shqip

Sophie Kinsella

Zonja e funeraleve

Përktheu: Afërdita Shuteriqi

Botoi: Dituria

Çmimi: 800 lekë

Pushime në vilë

Përktheu: Erblina Kërçishta

Botoi: Dituria

Çmimi: 800 lekë

Sophie Kinsella është pseudonimi letrar i Madeleine Wickham. Ajo lindi më 12 dhjetor 1969 në Londër, ku jeton bashkë me të shoqin dhe tre fëmijët. Ka studiuar në New College në Oksford dhe më pas ka punuar për shumë kohë si gazetare e rubrikës ekonomike.

Romanet e serisë E fiksuar pas dyqaneve e kthyen atë në një nga shkrimtaret më të famshme, e përkthyer në shumë gjuhë. Jo më pak të rëndësishëm janë për lexuesin anglez, e tashmë edhe për atë shqiptar, romanet që kjo autori i ka shkruar nën emrin e saj të vërtetë (Madeleine Wickham), ndër të cilat Zonja e funeraleve dhe Pushime në vilë, të botuara së fundi nga shtëpia botuese Dituria. Kjo shkrimtare e ka njohur lexuesin me Samanta Suitingun (Mbretëresha e shtëpisë), me Ema Koriganin (E mban dot një të fshehtë?), me të famshmen Beki (seria E fiksuar pas dyqaneve…). Tani vijnë dy karaktere krejt të reja, jo më pak interesante e aventuriere, jo më pak komike, dhe strumbullar situatash të këndshme. E para është Flër Deksani (Zonja e funeraleve), gruan e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një gardërobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore, duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur e të pangushëlluar. Një satirë e hollë e shoqërisë së lartë britanike me të gjitha zakonet  e veta, perfekte si një pjesë teatri klasik. E dyta, Kloja (Pushime në vilë), stilisten e fustaneve të nusërisë, e cila, e lodhur nga puna dhe stresi, e aq më tepër nga situata aspak e këndshme e Filipit (me të cilin bashkëjeton) në punë, nuk mendon për asgjë tjetër veçse të pushojë… Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërtit miq të saj, Gerardi, i ofron vilën e tij të mrekullueshme në Spanjë, ku mund të kalojë disa ditë në paqe… Hjuja nuk është i lumtur. Amanda, gruaja e tij, që ska të sharë, duket më tepër e interesuar për ngjyrën e mureve të apartamentit të tyre luksoz, sesa për atë vetë, ndaj Hjusë si mbetet tjetër veçse të punojë nga mëngjesi në mbrëmje. Gerardi, një shok i vjetër shkolle, të cilin e ka ritakuar rastësisht, i jep mundësinë ta thyejë këtë rutinë të mërzitshme, duke i ofruar disa ditë pushime në shtëpinë e tij në Spanjë… Kloja dhe Hjuja, që kanë një histori të shkuar bashkë, gjenden në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend. Pushime në vilë është një rrëfim i këndshëm rreth vështirësisë për të mbrojtur dashurinë nga grackat e zakonshme dhe të përditshme, në një betejë, ku luftohet dhe fitohet dita-ditës.

Sophie Kinsella, Zonja e funeraleve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›