John Wyndham, Dita e Trifidëve
Dita e Trifidëve
Përktheu: Piro Misha
Botoi: Linus
Çmimi: 850 lekë
Kur Bill Maseni zgjohet në shtratin e spitalit, ku është i shtruar që prej një jave, pas një operacioni në sy, mendon se ka humbur shfaqjen e shekullit: një shi fragmentesh të një komete që një natë më parë kishte përshkuar qiellin e Londrës. Njerëzit janë verbuar dhe një grup i vogël njerëzish që përpiqen të organizohen për të mbijetuar dhe do tu duhet të përballen me trifidët, këto bimë misterioze, që kanë aftësinë të zhvendosen, të cilat duken të vendosura për ti zhdukur njerëzit nga faqja e dheut. Famën e këtij romani të shkrimtarit anglez John Wyndham, të konsideruar një ndër kryeveprat e të ashtuquajturës letërsi pas-apokaliptike, ia kanë shtuar edhe më tre ekranizimet që i janë bërë, më i fundit, një serial me gjashtë seri, i prodhuar në vitin 2009 nga BBC.
John Wyndham, Dita e Trifidëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip
