E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho rikthehet në Tiranë, sjell eksperiencën për studentët

Ka ditë që në dyert e Teatrit Kombëtar të Operas është vënë një poster i madh që njofton master klas me vetë Sopranon e vitit 2023 nga Çmimi Ndërkombëtar i Muzikës Klasike, soprano që për fat e kemi tonën, e që nuk ka lënë teatër prestigjoz pa u ngjitur nëpër botë e pa korrur sukses.

Edhe pse master klasi ishte edhe falas me vetë të madhen Ermonela Jaho, nga data 14-18 prill, për të mësuar teknikat fizike e këndimit, teknika e interpretimit, përgatitja psikologjike e repertorit, e një roli etj, këtë fat e kanë përqafuar vetëm 8 soprano të reja, disa të TKOB dhe disa të ardhura enkas nga Italia, por kanë munguar studentët e arteve, profesorët e UA, disa prej të cilëve edhe ish-pedagogët e Ermonelës.

Në datën 11 prill, Ermonela pati një master klas të tillë në Shtëpinë e Operas në Londër, por siç thotë ajo aty salla ishte plot dhe ky ndryshim ka bërë të trazohet shpirti i saj.  

Sipas Ermonelës, studentët që prodhojnë shkollat tona janë të pakonkurrueshëm nëse nuk ballafaqohen me përvojën në botë.

Megjithatë, Ermonela Jaho e rikthyer në teatrin ku këndoi për herë të parë dhe e la në vitin 1993, është e vendosur që pa lënë pas edhe karrierën e saj nëpër botë, ashtu si mësonjësja e filmit Mësonjtorja të ndërtojë Akademinë Teatrale në TKOB  edhe me pak nxënëset e saj të para.

Dhe i është mirënjohëse Shqipërisë edhe për dhimbjen që ajo shkakton. Sepse kjo i jep forcë ndjenjave dhe interpretimit të saj, suksesit të saj.

Gazetare: Magdalena Alla

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›