Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho korr sukses në Filadelfia
Ermonela Jaho, sopranoja nga Shqipëria që vazhdon të ngjitet në skenat
më të rëndësishme operistike të botës këndoi ditët e fundit në
Filadelfia. Përpara qindra spektatorëve, ajo interpretoi rolin kryesor
në operën e vështirë Madam Baterflaj. Të pesë shfaqjet e saj në
Akademinë e Muzikës, siç quhet opera e Filadelfias u pritën me
brohoritje të stuhishme dhe vlerësimet për shqiptaren me zërin e
jashtëzakonshën ishin ndër më të lartat. Ermonela banon në Nju Jork por
këndon si në Amerikë edhe në Europë.