E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri Ilir Meta, vizitën e parë zyrtare zgjedh ta zhvillojë në Itali. Ftohet nga homologu Franko Fratini


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u nis sot, për një vizitë zyrtare dyditore (20-21 Tetor), në Itali, me ftesë të homologut italian, Franco Frattini. Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, bisedimet mes dy Ministrave të Jashtëm do të fokusohen në ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe, emigracionin shqiptar në Itali, zhvillime të politikës rajonale, si dhe çështje që kanë të bëjnë me axhendën e integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht mbi procesin e liberalizimit të vizave. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Meta do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh me personalitete të larta të politikës italiane, si dhe me Ambasadorë të vendeve të akredituar në vendin tonë, me rezidencë në Romë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›