E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Punë të Brendshme i Parlamentit Europian përfshiu edhe Shqipërinë në listën e bardhë të Shengenit


Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme miratoi mbrëmë raportin e prezantuar nga eurodeputja sllovene Tanja Fajon për libezalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Komisioni mbështeti gjithashtu amendamentet e Fajonit për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bonjë-Hercegovinës në listën e bardhë të Shengenit, krahas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat i përmbushin kriteret, ndërsa procesi për liberalizim e vizave të fillojë edhe për Kosovën. Raporti për liberalizimin e vizave më 6 tetor e miratoi edhe Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së. Liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sipas propozimit të Komisionit Evropian, pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2010.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›