Ligji për dosjet,debate në Kuvend
Kalimi i ligjit të dosjeve nga mazhoranca në komisionin parlamentar të ligjeve ka shërbyer për akuza të ndërsjellta në punimet e seacës plenare. Deputeti Petro Koçi ka akuzuar mazhorancën se ka hartuar një ligj për hapjen e dosjeve por që synon të largojë prokurorin e çështjes së Gërdecit. Mirëpo debati ka shkuar më tej, ndërsa Pal Dajci i ka kujtuar Skëdër Gjinushit se ligji ende nuk ka kaluar në parlament, dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndryshojë neni dhe kreu i PSD-së të mbesë jashtë politikës pasi ka punaur si ministër arsimi në kohën e Ramiz Alisë. Komisioni parlamentar i ligjeve ka kaluar pa pjesëmarrjen e opozitës ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.