Studentët e Politeknikut, në protesta para MASH-it
Studentët e fakultetit politeknik të Tiranës protestojnë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Studentët e politeknikut kërkojnë që të ndryshohet statusi i Fakultetit të Përgjithshëm, nga Fakultet i asociuar në fakultet të zakonshëm me emërtimin " Fakulteti i inxhinierisë matematike dhe fizike dhe të përfshihen në këtë fakultet të dy drejtimet , me të tre ciklet e tyre si çdo drejtim tjetër studimi në Universitetin Politeknik të Tiranës . Studentët e Fakultetit Politeknik theksojnë se në qoftëse nuk mirren parasysh këto kërkesa së shpejti do bojkotojnë mësimin. Ky fakt përkrahet edhe nga pedagogët e tyre të cilët zyrtarisht kanë nënshkruar dhe një peticion .