E Diel, 1 Nëntor 2026

Soros jep 1 milionë dollarë për Obamën

Miliarderi dhe donatori i njohur në botë, George Soros, është tmerruar nga fushata presidenciale e republikanit Mitt Romney, gjatë së cilës ka thënë se dëshiron ta privojë vendin nga shërbimet sociale, andaj ka vendosur që të japë 1 milion dollarë për rizgjedhjen e demokratit Barack Obama, shkruan New York Times.

Sipas gazetës kryesore amerikane, Soros do të japë një milion dollarë në takimin e donatorëve të demokratëve, si dhe që do të japë edhe 500 000 dollarë për dy komitete aksionale politike, që mbështesin zgjedhjen e demokratëve në Dhomën përfaqësuese dhe në Senat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›