E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato, problem i pafundmë

Nuk ka rehati për Alexandre Paton. Sulmuesi brazilian i cili pritej të jetë në dispozicion të ekipit për derbin e qytetit kundër Interit javën e ardhshme, do ta përcjell edhe këtë duel të rëndësishëm nga tribunat.

E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka njoftuar se Pato – i cili është i lënduar që 40 ditë – nuk do të rikuperohet me kohë nga lëndimi për ti ndihmuar skuadrës në përballje me Nerazzurrët.

Ylli brazilian vazhdon të vuajë nga dëmtimet e njëpasnjëshme që e kanë kufizuar kontributin e tij për skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›