Konsullata e SHBA-së në Libi është sulmuar nga Al Qaida

Shërbimet amerikane të inteligjencës pohojnë se sulmet mbi konsullatën amerikane në Libi i kanë organizuar persona të ndërlidhur me Al Qaedën, por theksojnë se ka akoma shumë pyetje, në të cilat duhet të përgjigjen.
"Akoma nuk është e qartë nëse ndonjë grup ose person kanë pasur komandë dhe kontroll mbi sulmin, as nëse liderët e disa grupeve ekstremiste u kanë urdhëruar anëtarëve të tyre të marrin pjesë në sulm", deklaroi Shon Tarner, zëdhënësi i Zyrës së drejtorisë së inteligjencës nacionale.
"Vlerësojmë se disa nga pjesëmarrësit kanë qenë të ndërlidhur me grupe që janë të ndërlidhura me Al Qaedën ose janë simpatizantë të saj", shtoi ai.
Në sulmin mbi përfaqësinë diplomatike amerikane në Bengazi, në lindje të Libisë, më 11 shtator humbën jetën ambasadori Christofer Stevens dhe tre amerikanë tjerë.