Sot 1 Maji minatorët në protestë
TIRANE-Një protestë e minatorëve është zhvilluar sot paradite para Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë me rastin e ditës së 1 Majit.
Dhjetra minatorë kërkuan të merren parasysh kërkesat e tyre ekonomike.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri u shpreh se minatorët janë të vetmit që ia dinë kuptimin kësaj dite. Ai u shpreh se protestat e minatorëve kanë rënë në vesh të shurdhët ndaj hapi i ardhshëm do të jetë vota.
“Sot ne treguam se kjo është një ditë e vecantë. Ne kemi përdorur të gjitha mjetet institucionale në vazhdim të kërkesave tona, por mednojmë se tani është koha ta ndëshkojmë me votë këtë qeveria antipopullore. Kur nuk funksionon demokracia, kur qeveria bën të shurdhërin, ne kemi armën tonë të vetme votën. Në rasts e dhe kjo nuk funksionon do përshkallëzojmë protestat”, u shpreh Xibri.
Minatorët kërkojnë rishikimin e moshës së pensionit dhe rritje të pensionit minimal.
(d.b/BalkanWeb)