E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimitri: Basha genjen, per hipotekat e pallateve

Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Albana Dhimitri deklaroi dje se kandidati i Aleances per Qytetarin, Lulzim Basha genjen dhe mashtron per ceshtjen e hipotekave te pallateve. "Te genjesh e mashtrosh "diten per diell" per hipotekat e pallateve eshte e turpshme per nje qytetar te thjeshte dhe jo me per nje kandidat per Kryetar Bashkie. Fushata elektorale nuk i shpetoi politikes se baltes. Votat nuk merren me genjeshtra dhe deshtime te se kaluares. Basha genjen dhe mashtron per hipotekat e pallateve, pasi eshte vete ai qe ne vitin 2006 ndryshoi ligjin per hipotekat" , tha Dhimitri. Sipas saj, Bashkia e Tiranes ka perfunduar dokumentacionin per 400 pallate te cilat i jane kerkuar zyrtarisht ALUIZNI-t qe prej vitit 2008 per hipotekim. "Kjo verteton ne driten e diellit se eshte kjo qeveri dhe ky ish-minister i saj qe prej mbi 3 vjetesh mbajne peng qytetaret e Tiranes duke mos ju dhene hipotekat e pallateve. Madje, edhe ato pak pallate qe jane legalizuar, hipoteka nuk u ben regjistrimin per arsye te mirefillta korruptive" ka nenvizuar Dhimitri. Sipas saj ne ligj parashikohet qe ALUIZNI pajis subjektet me lejen e legalizimit, per objektet me shkelje te lejes se ndertimit, leja e legalizimit eshte e barasvlefshme me lejen e shfrytezimit. Po ne ligjin nr. 9482, date 03.04.2006, sipas nenkryetares se Bashkise se Tiranes, thuhet se leja e legalizimit paraqitet nga ALUIZNI ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per regjistrimin e objektit ne regjistrat e pasurive te paluajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›