Tiranë, dy operacione antidroge, dy persona në pranga

Në sajë të një operacioni antidrogë, mbrëmjen e sotme është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme droge. Duke iu referuar burimeve për “Ora News”, mësohet se uniformat blu të Tiranës kanë bërë të mundur sekuestrimin e 100 gr heroinë në Kashar dhe një kilogram hashash ne zonën e “Stacionit të Trenit” në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur organizatorët e këtij trafiku droge dhe destinacion përkatës, ndërsa dy persona janë prangosur.
Emrat e të shoqëruarve ende nuk bëhen të ditur, kjo për arsye hetimi.