E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 13 vjet nga ndarja me ldquoNene Terezenrdquo

TIRANE-Ceremoni lutjesh te vecanta dhe buqeta me lule u ofruan sot perpara varrit te bamireses se madhe shqiptare Nene Tereza ne Kalkuta te Indise ne 13 vjetorine e vdekjes se saj.
Duke kujtuar murgeshen e njohur ne mbare boten per misionin e saj te vecante besimtaret dhe adhuruesit e saj zhvilluan himazhe ne varrin e saj qe ndodhet pikerisht atje ku Gonxhe Bojaxhi kaloi pjesen me te madhe te jetes ne Kalkuta te Indise.
ldquoSot do te kete nje meshe te madhe ne qender te qytetit. Megjithate une vendosa te vij dhe te kaloj disa momente lutjeje ne shtepine e motrave te Nene Terezes duke u lutur per ndihmen e sajrdquo u shpreh at Brajeni ne Indi.
Nene Tereza e cila vdiq me 5 Shtator ne vitit 1997 ne moshen 87 vjecare njihet gjeresisht si shenjtore e te braktisurve per dashurine dhe perkushtimin e jashtezakonshem per te varferit te pastrehet dhe te semuret.
Papa e shenjteroi bamiresen e madhe shqiptare ne muajin Tetor te vitit 2003 duke i hapur rrugen kanonizimit te saj.
Nene Tereza mberriti ne Indi ne vitin 1929 ne moshen 18 vjecare ndersa u be nenshtetesa e ketij vendi ne vitin 1948 duke e kaluar pjesen me te madhe te jetes ne Kalkuta te Indise.
Per sherbimin e saj ndaj me te varfereve Gonxhe Bojaxhi ka marre nje sere cmimesh mes te cilave cmimin Xhon F Kenedi ne vitin 1971 dhe cmimin Nobel per paqen ne vitin 1979.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›