Sot, 15-vjetori i masakrës së Srebrenicës
Masakra e Srebrenicës, e kryer më 12-18 korrik 1995, ka qenë mizoria më tronditëse e luftës në Bosnje-Hercegovinë (1992-95) si dhe masakra më e madhe që prej përfundimit të Luftës së Dytë Boterore ne vitin 1945.
Në ceremoninë e përkujtimit pritet të marrin pjesë më shumë se 10.000 njerëz, mes të cilëve kryeministri belg, Yves Leterme, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së si, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdoan, ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, Presidenti serb, Boris Tadiç dhe ai kroat, Ivo Josipoviç.
Në varrezat e Potocari-t në afërsi të Srebrenicës do të varrosen edhe 775 viktima të tjera të identifikuara.
Përgjegjësi kryesor i masakrës së Srebrenicës, Ratko Mladiç, në atë kohë udhëheqës ushtarak i serbëve të Bosnjës, nuk është arrestuar ende. Ai mbahet i fshehur në Serbi.