E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 20-vjetori i FRESSH

E diel 15 Janar 2012 1428

FRESSH-REFRESSHNen sloganin Refresh PS po feston sot 20-vjetorin e krijimit te forumit te te rinjve socialiste. Ne sallen e Pallatit te Kongreseve jane mbledhur rreth 5 mije te rinj drejtuesit me te larte te PS nderkohe qe nuk ka munguar ne kete aktivitet as trupi diplomatik i akredituar ne Tirane.

Sekretari per rinine dhe emigracionin Erjon Veliaj i cili ka celur ceremonine ka deklaruar se vetem te rinjte mund te ndryshojne Shqiperine. Sipas tij zgjidhja per problemet e Shqiperise qendron tek nje rifreskim i te gjitha ideve. Per Veliajn PS dhe FRESSH ofrojne zgjidhje per te gjithe ata te rinj qe sot jane te papune dhe qe mendojne te ikin jashte ne emigracion. Nje nga fjalimet pershendetese e ka mbajtur ish-kreu i pare i Forumit Rinor Socialist Ilir Zela qe ka theksuar rendesine e aksionit te te rinjve ne politike. FRESSH ka qene nje organ i rendesishem i PS pasi nder vite drejtuesit e ketij forumi jane bere kryeministra dhe sot drejtojne partite me te rendesishme ne vend.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›