E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot 8 dhjetori kujtohet Levizja Studentore 1990

TIRANE- Sot shenohet Dita Kombetare e Rinise ne kujtim te Levizjes Studentore te vitit 1990. Me 8 dhjetor 1990 nje grup studentesh e pedagogesh te Universiteteve te Tiranes banore te qytetit Studenti u bene iniciatore e protagoniste te ktheses se madhe historike protestave paqesore qe sollen renien e komunizmit dhe lindjen e demokracise. Akti i tyre publik sa qytetar aq edhe politik i dha fund ne menyre paqesore epokes te gjate te veteizolimit dhe te sundimit ideologjik duke i hapur keshtu rrugen e ekonomise se tregut dhe shoqerise se hapur.

Me shprehjen E duam Shqiperine si gjithe Europa ata kerkuan ngritjen e sistemit te vlerave perendimore dhe te shtetit te se drejtes integrimin ne Europe dhe garantimin e pluralizmit politik si baze kryesore per nje shoqeri te lire e demokratike.

Dita e Rinise Shqiptare 8 Dhjetori eshte shpallur nga Kuvendi i Shqiperise si Dita Kombetare e Rinise ne kujtim te Levizjes Studentore te vitit 1990.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›