E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel Lunacek takon ThacinOptimiste mbi liberalizimin e vizave

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci ne diten e dyte te vizites zyrtare ne Bruksel ka zhvilluar nje takim me Raportuesen e Parlamentit Evropian per Kosoven Ulrike Lunacek.

Ne takimin e kryeministrit te Republikes se Kosoves me Raportuesen e Parlamentit Evropian per Kosoven Ulrike Lunacek eshte diskutuar per proceset e rendesishme neper te cilat eshte duke kaluar Kosova si ne kontekstin e brendshem ashtu edhe ne rrafshin e integrimit evropian.

Ne kete kuader kryeministri Thaci theksoi se bazuar ne perkushtimin institucional te Kosoves per permbushjen e plote te kritereve dhe standardeve evropiane te integrimit liberalizimi i vizave per qytetaret e Kosoves perkatesisht nisja e procesit te dialogut te liberalizimit te vizave me te drejte pritet qe te filloje ne ditet e ardhshme.

Nga ana e saj Raportuesja e Parlamentit Evropian per Kosoven Ulrike Lunacek ka pergezuar Kryeministrin Thaci per punen e bere ne drejtim te liberalizimit te vizave dhe ka shprehur optimizmin se qytetaret e Kosoves ne nje periudhe te afert do te gezojne lirine e levizjes ne vendet e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›