E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne kongresin e PPERama pengoi integrimin

Kryeministri i vendit Sali Berisha duke folur ne Kongresin e 20 te Partive Popullore Evropiane PPE ka fajesuar opoziten per refuzimin e statusit te kandidatit per Shqiperine nga KE.

Berisha theksoi se opozita humbi zgjedhjet lokale nderkohe qe lideri i tyre nuk pranoi te dorehiqej.

Ne gjithe jeten politike si njeri i lire mendoja se Europa perbehej nga qendra e djathte por edhe alternativa e saj ka qene e rendesishme ndaj mendoj se socialistet europian kur respektojne ligjin jane te nderuar. Lideri i opozites nuk pranoi rezultatin dhe ndryshoi statusin e partise se tijduke mos respektuar ate te jepte doreheqjen. Opozia pasi humbi zgjedhjet lokale me diference te madhe ajo pranoi saktesisht ate qe une ofrova per dy vjet rresht por ata nuk pranuan kurre te votojne asnje reforme evropiane. Deshtimi i marrjes se statusit te kandidatit erdhi si pasoje e qendrimeve te opozites. Opozita nuk votoi ne Kuvend ligjet qe kerkonin 3/5 e votave u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe per situaten politike ne vend dhe theksoi se ne keto 20 vite vendi ka ndryshuar shume dhe ka nje ekonomi ne rritje dhe solide.

Kyeministri do te marre pjese ne punimet e Kongresit e 20 te PPE-se i cili do te zhvillohet ne Marseje ne datat 7 dhe 8 dhjetor. Kurse me date 9 dhjetor Berisha do te takoje Kryeministrin fracez Francoise Fillon. Kongresi 20 i PPE-se do te diskutoje mbi situaten ekonomike ne Evrope dhe ceshtjen e nje forcimi politik dhe integrimi te metejshem ekonomik fiskal e social.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›