E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 9 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi.

 
 
Nëntë vite më parë, ekzaktësisht në 24 mars, NATO filloi bombardimet në Sërbi për të ndalur represionin serb dhe spastrimet etnike të shqiptarëve. Kjo për shtetasit kosovarë konsiderohet ditë çlirimi dhe në çdo përvjetor falenderohen ndërkombëtarët për ndërhyrjen e tyre. Por është hera e parë që ky përvjetor kujtohet në Kosovën e pavarur. Pikërisht në këtë rast, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se kjo datë historike e gjenKosovën në një ëndërr të përmbushur. Ai tha se ky vend tashmë është njohur edhe zyrtarisht nga vendet më të mëdha të demokracisë botërore si SHBA, shtetet kryesore të BE-së si dhe shumë shtete të tjera anë e mbanë botës. "Duke e kujtuar këtë ditë të rëndësishme të historisë tonë më të re ne nderojmë kujtimin për të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës."- tha presidenti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›