Kuvend, opozita rikthen çeshtjen e Gërdecit.
Opozita pritet të insistojë sërisht në gjetjen e fajtorëve të tragjedisë. Në seancën e sotme të kuvendit deputetët e partisë socialiste do të vijojnë debatin për atë çka e cilësojnë korrupsion shtetëror. Burimet nga selia rozë sqarojnë se akuzat do të bazohen mbi të njejtat argumente të seancës së shkuar. E reja ka të bëjë me materialet shtesë që kanë dalë së fundmi me anë të medias. Largimi nga posti i kryeministrit dhe heqja e imunitetit të tij do të jenë në qendër të debatit . Socialistët në këtë qëndrim do të jenë në të njejtën linjë edhe me partitë e tjera të opozitës që e cilësojnë kreun e qeverisë fajtorë të tragjedisë.