Sot Asambleja e PS, strategjia që do ndjekë partia në të ardhmen

Sot socialistet mbledhin një prej forumeve më të larta, Asamblenë Kombëtare.
Diskutimet e kësaj asambleje do të përqendrohen tek strategjia e PS-së pasi maxhoranca rrëzoi kërkesat e saj për hapjen e kutive të votimit dhe miratoi me forcën e kartonave Komisionin Hetimor.
Qendrimi i 64 deputetëve socialistë ndaj parlamentit dhe organizimi i protestave mësohet so do të jenë dy vendimet që ky forum do të marrë.
Duke u nisur edhe nga vendimi i grupit parlamentar pak ditë më pare dihet tashmë se marrëdhëniet e PS-së me parlamentin nuk do të jenë normale, pasi opozita do të jetë në seancë vetëm për të kërkuar transparencë dhe nga ana tjetër përsa u përket protestave Asambleja pritet të qartësojë organizimin e tyre dhe ndoshta edhe datën kur ato do të fillojnë.
Gjithsesi pritet që edhe në këtë mbledhje të ketë debate, pasi tashmë kundërshtarët e Edi Ramës të njohur si Lëvizja për Mendimin Ndryshe janë shprehur kundër bojkotit dhe ndërprerjen e tij do ta kërkojnë edhe në Asamble.