E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ora e Debatit", Patozi:Ja zi zgjidhet kriza

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka sjellë në emisionin "Ora e Debatit" të gjithë vullnetin e maxhorancës për zgjidhjen e situatës politike dhe arritjen e një kompromisi me opozitën, por pa i ndryshuar asgjë qendrimit për të mos rinumëruar votat e zgjedhjeve të 28 qershorit nëpërmjet një Komisioni Hetimor Parlamentar. Përballe 4 prej drejtuesve më të njohur të medias, nënkryetar i PD-së, Patozi, duke theksuar se komunikimi me opozitën nuk është ndërprerë asnjëherë, ka këmbëngulur se ofertat e maxhorancës për hetim nëpërmjet 100 prokurorëve apo këshillimi me Komisionin e Venecias janë serioze; për më tepër që ato janë servirur nga faktori ndërkombëtar.
Në emisionin "Ora e Debatit" nënkryetari i demokratëve nuk e ka parë me pesimizëm situatën politike, duke nënvizuar se beson se do të ketë një zgjidhje graduale dhe një rikthim në normalitet të jetës parlamentare.
Por nga ana tjetër në emisionin "Ora e Debatit" kreu i grupit parlamentar të PD-së, Patozi është shprehur i vendosur se nuk do të këtë zgjedhje të parakohshme.
Përballë 4 gazetarëve të njohur, Patozi ka komentuar edhe një prej ngjarjeve kryesore në Greqi, videon ku lëshoheshin thirrje raciste ndaj shqiptarëve, duke theksuar se kjo është një ngjarje krejtësisht e shkëputur nga miratimi në Parlament i dy varrezave të ushtarëve grekë.
Kreu i deputetëve demokratë Patozi ka sqaruar edhe tërheqjen nga ligji për shërbimin sekret duke pranuar se ai ka nevojë për përmirësime.
Në emisionin "Ora e Debatit" kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ka sqaruar të gjithë pozicionin e maxhorancës kundrejt situatës politike në vend, por edhe ndaj kërkesave të PS-së. Përtej marrëdhënieve maxhorancë- opozitë, Patozi ka sqaruar edhe zhvillimet brenda partisë më të madhe të maxhorancës duke theksuar se Këshilli Kombëtar është shtyrë pikërisht për shkak të situatës politike, por edhe përmbytjeve të mëdha që ndodhën gjatë muajit janar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›